9.9 C
Mitrovice
E enjte, 9 Prill, 2026

Bëhuni gati, sot e nesër pritet të ketë reshje shiu e bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët e vende-vende me riga shiu e fjolla bore.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet zero e -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri në 5 gradë Celsius.

Ndërsa, të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Më tej, bëhet e ditur se gjatë vikendit do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT