Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas thirrjes së VV-së që të bojkotohen mallrat e kompanisë Devolli pas linçimit që ia bënë Shkëlqim Devollit javën e kaluar.
Behrami tha se prej Kurtit e deri te militantët e VV-së që marrin paga nga shteti, përfitojnë para nga shitjet e mallrave nga kompania Devolli.
“Të gjithë, nga Albin Kurti e deri te militanti i fundit i partisë që merrni pagë nga shteti, paguheni edhe me paratë e shtitjes së produkteve të Devollëve. Në mënyrë indirekte, të gjithë jeni në ‘payroll’ të Devollëve!”, shkroi Behrami në Facebook.
Po ashtu, ai tha se thirrja për bojkotim të Devollit është njëkohësisht thirrje për t’i lënë pa punë mbi 5 mijë familje.
Për këtë thirrje bojkoti ka reaguar ashpër edhe Oda Ekonomike e Kosovës, që tha se po dëmtohen prodhimet vendore nga veprimet e akterëve të VV-së./gazetametro.net