6 C
Mitrovice
E hënë, 17 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Behrami për mundësinë e lirimit të Thaçit për varrimin e babait: Nuk besoj që Specialja e lejon

Artan Behrami, deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës, ka folur sot pas vdekjes së babait të Hashim Thaçit, duke përmendur edhe mundësinë e ardhjes së ish-presidentit në Kosovë.

“Nuk kemi deri më tani informacione. Duke parë padrejtësitë që në vazhdimësi ka bërë Gjykata Speciale ndaj krerëve të UÇK-së, unë nuk besoj që ai nesër të lejohet në ceremoninë e varrimit”, tha Artan Behrami, ish këshilltar i Presidentit Thaçi lidhur me mundësinë e pjesëmarrjes së Thaçit në varrimin e babait të tij.

“Sot është një ditë pikëllimi për të gjithë bashkëpunëtorët e presidentit Thaçi, mbi të gjitha edhe për familjen Thaçi.

Sot ishim bashkë me kandidatin për kryeministër z.Bedri Hamzën për të shprehur ngushëllime për familjen e presidentit Thaçi”, tha Behrami.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT