13.1 C
Mitrovice
E enjte, 29 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Behrami për Maqedoncin: E paskan qitë me sha Hashim Thaçin e me ba panik Serbia, Serbia

Artan Behrami, deputet i PDK-së, ka reaguar pas deklaratave të ministrit Ejup Maqedonci për diskolimin e ushtrisë serbe në kufijtë e Kosovës.

Maqedonci tha dje se Serbia e ka vendosur një pjesë të madhe të ushtrisë në afërsi të kufirit me Kosovën, teksa marrëveshja e ish-kryeministrit Hashim Thaçi me NATO-n po e pengon FSK-në të shkojë në veri.

Për këtë, Behrami u habit se si një ish-ushtar i UÇK-së pranon të bëhet pjesë e propagandës së deputetit Albin Kurti.

”E paskan qit Maqedoncin me sha Hashim Thaçin dhe me bë pak panik Serrrrbia, Serrrrbia, Serrrrbia.
Qysh bre merr urdhëra me bë propagandë një ministër i FSK-së dhe ish-ushtar i UÇK-së nga deputeti Kurti që s’ka hise as në UÇK as në FSK?!” – shkroi Behrami./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT