18 C
Mitrovice
E premte, 4 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Behrami për Kurtin: I pakënaqur me kushtet e paraburgimit të krerëve të UÇK’së, po e do izolimin total të tyre

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti është i pakënaqur me kushtet e paraburgimit të krerëve të UÇK-së.

Ai tha se Kurti po kërkon izolim të total të krerëve të UÇK-së.

Kjo deklaratë e Behramit vjen pasi Kurti ka thënë se “zyrtarë të PDK-së vizitojnë Hagën për të marrë instruksione nga Thaçi dhe Veseli.

“Po e shoh që VV-ja është e pakënaqur me kushtet e paraburgimit të krerëve të UÇK-së. Ata po kërkojnë izolimin total, deri në jetësimin e dëshirës së tyre përfundimtare, që është dënimi me burgim të përjetshëm! Dezinformatat e Albinit dhe VV-së vijnë në një kohë kur Prokuroria e Gjykatës Speciale është në kërkim të shfrytëzimit të deklaratave të reja për t’i përdorur kundër krerëve të UÇK-së, njëjtë siç ka vepruar tash e pesë vitet e fundit”.

“Gënjeshtrat e Kurtit dhe VV-së janë identike me ato të Prokurorisë së Gjykatës Speciale. Shqetësimet e Kurtit janë të njëjta me qëllimet politike të kësaj gjykate! Por, Kurti e ka një zor të madh. E kuptoj! Nuk e ka lehtë! Epoka e errët e tij po perëndon, sepse dielli po lind përsëri”, ka thënë Behrami. /Gazeta Express

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT