27.5 C
Mitrovice
E shtunë, 19 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Behrami: PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja e krijuan Republikën – VV-ja po mban peng shtetin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, e akuzoi Vetëvendosjen për bllokim të qëllimshëm të institucioneve dhe tentim për përmbysje të rendit kushtetues, gjatë fjalimit në foltoren e Kuvendit pas dështimit të 49-të të konstiuimit.

Në një deklarim nga foltorja e Kuvendit, mikrofonin e së cilës e lëshoi nënkryetarja nga radhët e PDK-së, Sala Jashari, Behrami u shpreh se partitë që kanë mbetur në sallë – PDK, LDK dhe AAK – janë parti që e krijuan Republikën e Kosovës, ndërsa sipas tij, ata që braktisën sallën “nuk kanë besuar kurrë në projektin e shtetit të Kosovës”.

“Kuvendi i Kosovës në këto 49 seanca është ndarë në këto parti që kemi mbetur në sallë për të mbrojtur Kushtetutën. Në partinë që sapo dolën, parti që e keqpërdorin të drejtën për propozimin e kryeparlamentarit, që mbajnë peng shtetin…”, u shpreh Behrami.

Ai akuzoi Vetëvendosjen për shkelje të ligjit dhe të normave kushtetuese, duke theksuar se qëllimi i tyre është përmbysja e rendit kushtetues, ndërsa opozita është duke e mbrojtur atë.

“Nuk do të lejojmë që Kosova të shkatërrohet nga populistë, demagogë dhe autokratë”, shtoi ai.

Behrami kujtoi rrugëtimin historik të partive që përfaqësojnë opozitën aktuale, duke i cilësuar si gjeneratë e rezistencës paqësore, e luftës çlirimtare dhe e shtetndërtimit.

“Janë partitë që e krijuan Republikën. Ishim bashkë në vitet ’90, në frontet e UÇK-së, dhe punuam së bashku për të realizuar ëndrrën shekullore për një shtet të pavarur dhe sovran – ku Hashim Thaçi në vitin 2008 shpalli pavarësinë pikërisht në këtë foltore,” përfundoi Behrami./koha.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT