19.5 C
Mitrovice
E enjte, 21 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Behrami para studentëve: Serbia kreu krime, ne kemi obligim ta mbrojmë të vërtetën

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentë të Universiteti i Prishtinës, shumica prej tyre studentë të Fakultetit Juridik, ku temë diskutimi ishin krimet serbe në Kosovë dhe sfidat e drejtësisë ndërkombëtare.

Gjatë këtij takimi, Behrami theksoi rëndësinë e mbrojtjes së narracionit të drejtë për luftën çlirimtare të Kosovës dhe nevojën për ndriçimin e të gjitha krimeve të kryera nga Serbia në Kosovë.

“Mbrojtja e narracionit të drejtë për luftën, mbrojtja e luftës sonë çlirimtare dhe ndriçimi i të gjitha krimeve që Serbia ka kryer në Kosovë, mbeten barrë dhe përgjegjësi jo vetëm për gjeneratën tonë, por edhe për gjeneratat e reja që po vijnë”, ka deklaruar Behrami.

Ai është shprehur i inkurajuar me nivelin e informimit të studentëve lidhur me shkeljet ligjore, standardet e dyfishta dhe shkeljet e konventave ndërkombëtare nga Gjykata Speciale.

Ky është postimi i plotë:

TË FUNDIT

TË FUNDIT