31.1 C
Mitrovice
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Behrami: Me premtimin që e mbajti, PDK-ja demaskoi politikën anti-UÇK të Albin Kurtit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, duke iu referuar votimit për zgjedhjen e kryeparlamentarit, tha se me premtimin që e mbajti, PDK-ja demaskoi politikën anti-UÇK të Albin Kurtit.

Ai gjithashtu u shpreh se Dimal Basha është personifikimi i doktrinës anti-UÇK të Kurtit.

“Me premtimin që e ka mbajtur Partia Demokratike e Kosovës, ne e kemi demaskuar politikën anti-UÇK të Albin Kurtit, e cila gjithmonë është fshehur prapa njerëzve si Glauk Konjufca dhe Shqipe Selimi dhe që nga sot ai nuk mund të fshihet prapa këtyre figurave, sepse Dimal Basha është personifikimi i doktrinës anti-UÇK të Albin Kurtit”, u shpreh tutje ai.

Shtyhet seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e 89-vjeçarit, ish-polici insistoi në vazhdimin e saj.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT