24.2 C
Mitrovice
E premte, 19 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Behrami: Me Kurtin në Qeveri, Kosova kurrë s’do të ketë marrëdhënie të mira me Amerikën

Deputeti Artan Behrami tha se kryeministri kujdestar, Albin Kurti, është politikan “kamikaz”

“Sot, në mbledhjen e improvizuar të Qeverisë, tha se me Amerikën ka vetëm disa dallime të vogla. Për një politikan kamikaz, që ka nxitur dhunë, trazira, që ka djegur ndërtesa të shtetit, që ka lënduar policë dhe sulmuar zyrtarë, suspendimi i dialogut strategjik me SHBA-në është ‘peace of cake’. Por për qytetarët kjo është një gjendje e jashtëzakonshme, serioze dhe alarmante”.

Behrami poashtu tha se Kurti ka një histori të gjatë konsistente të konfrontimit me SHBA-në.

“Lista e amerikanëve që Kurti i ka kundërshtuar është e gjatë sa këtu e në Shkup! Po të ishte sot president i SHBA-së edhe Bill Clintoni, qëndrimi i kryeministrit okupues, Albin Kurti, do të ishte saktësisht i njëjtë me qëndrimin e sotshëm që e ka kundër Trumpit, që dje e kishte kundër Biden!”, ka shkruar Behrami./MitrovicaSOT

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT