2.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

Behrami: Kjo Qeveri e ka përmbysë traditën e komunikimit me ShBA

Kandidati i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se Qeveria Kurti e ka përmbysur traditën e komunikimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me politikën e jashtme.

Sipas tij Qeveria Kurti ka hequr dorë nga procesi i njohjeve, si dhe nga procesi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Behrami po ashtu ka thënë se ministrja Donika Gërvalla ka dëbuar diplomat nga ambasadat e Kosovës duke i zëevndësuar sic ka thënë ai me njerëz lojal të VV-së dhe Guxo-s.

“Çfarë kemi parë me këtë qeveri ka qenë një përmbysje e traditës dy tri dekada që e kemi pasur në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe me politikën e jashtme. Kjo qeveri ka heq dorë nga procesi i njohjeve, ka heq dorë nga procesi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Ministrja e Punëve të Jashtme ka boshatisur të gjitha ambasadat e Kosovës, diplomatët i ka zëvendësuar me njerëz që kanë qenë lojal ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe ndaj Partisë Guxo, pra ambasadat i ka shndërruar në qendra të kulturës nëpër diasporë”, është shprehur ai në emisionin “Këndi i Debatit”, në Tëvë1

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT