Artan Behrami, deputet nga radhët e PDK-së, ka reaguar pas njohjes së fundit që i erdhi Kosovës nga Sudani.
Behrami tha se kjo njohje erdhi falë presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ndërsa presidentja e Kosovës e dha njoftimin përmes një videoje në X.
”Faleminderit Presidentit Erdogan për njohjen nga Sudani. Edhe një dëshmi që Vjosa dhe Albini, duke qenë në opozitë kundër Turqisë, ishin edhe kundër interesit shtetëror të Kosovës”, shkroi Behrami në Facebook.
”Përgëzime edhe për Presidenten Vjosa Osmani që i shkoi jeta duke promovuar punët e të tjerëve!”, përfundoi ai.
Osmani njoftoi pak më parë për njohjen e ardhur nga Sudani në Forumin e Diplomacisë që po mbahet në Antalya të Turqisë./gazetametro.net