Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, në një intervistë për media ka thënë se diaspora është arma e re elektorale e Albin Kurtit dhe për këtë arsye duhet ta çarmatosim atë.
Sipas Behramit, diaspora përjetësisht i ka shërbyer dhe do t’i shërbejë vetëm interesave të Kosovës.
“Diaspora është arma më e re elektorale e Albin Kurtit dhe ne duhet ta çarmatosim z. Kurti nga kjo armë, sepse diaspora dikur ka qenë përcaktuese për lirinë e Kosovës, për çlirimin e Kosovës, ku e kanë kaluar Atlantikun dhe e kanë dhënë jetën për Kosovën. Pra, ata kanë ardhur nga Evropa, nga Australia, dhe kanë ndihmuar me fonde edhe në vitet e 90-ta, për rezistencën paqësore, por edhe për rezistencën e armatosur të UÇK-së. Diaspora ka qenë diplomatë, kur ne nuk kishim diplomaci, ka qenë zëri ynë në Evropë dhe botë, kur ne nuk kishim zë”, ka thënë Behrami.
Videoja e plotë:





