20.7 C
Mitrovice
E shtunë, 28 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Behrami: Deputeti Kurti po mundohet ta okupojë edhe postin e Presidentes

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, që po mundohet t’i uzurpojë të gjitha pozitat e larta shtetërore.

Behrami tha se Kurti veçse ka arritur t’i kapë e uzurpojë Kuvendin e Qeverinë, por tash po dëshiron që edhe Presidencën ta marrë në dorë.

“Fillimisht e kapi Kuvendin përmes Avni Deharit, më pas e uzurpoi Qeverinë përmes shkeljes së Kushtetutës. Sot, deputeti Kurti po mundohet të okupojë postin e Presidentes, duke ftuar partitë politike për konsultime!”, ka shkruar Behrami.

Sigurisht, Vetëvendosja nuk ka vota as për zgjedhjen e qeverisë e kryetarit të Kuvendit, se lëre më të presidentit. Por, nuk duhet harruar se posti i ushtruesit të detyrës së presidentit i kalon kryetarit të Kuvendit në momentin që mbaron mandati i presidentes Osmani.

Kurti i ka ftuar sot të gjithë liderët e partive politike parlamentare në një takim të përbashkët për të dalë nga kriza institucionale në Kosovë./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT