25.4 C
Mitrovice
E premte, 25 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Befason Daut Haradinaj: Nuk do të caktojmë asnjë kandidat për kryeministër, në listë i kemi 109 për këtë pozitë

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nga partia që vjen ai nuk do të caktojnë kandidat për kryeministër, kjo pasi që ata do të prijnë në zgjedhje me kandidatin për president, Ramush Haradinaj.

Daut Haradinaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se në këto zgjedhje do të shkojnë vetëm për postin e presidentit.

Ai ka thënë se nuk do të caktojnë asnjë kandidat për kryeministër nga lista e tyre ndërsa bartës do të jetë kandidati për president, Ramush Haradinaj.

“I kemi 109 kandidatë për kryeministra”, ka thënë ai.

Tutje Haradinaj ka thënë se është e papritur që të shpërndahet Kuvendi për shkak të një deputeti.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT