-0.4 C
Mitrovice
E diel, 9 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Bedri Hamza: Votoni nesër, mos i lini të tjerët të vendosin për ju

Bedri Hamza ka thënë se do ta kthejë shpresën në vendin tonë.

Ai ka kërkuar që ky entuziazëm, kjo punë e madhe, kjo shpresë, nesër të jetë edhe te kutitë e votimit, te vendvotimet.

“Merrni prindërit, merrni motrat dhe vëllezërit, shokët, shoqet dhe kolegët, dilni nesër me votu për PDK-në, me votu numrin 131, që menjëherë ta krijojmë qeverinë e re dhe të fillojmë punën për Kosovën”, ka thënë Hamza.

Ai u ka thënë qytetarëve se kjo është mundësi për të bërë ndryshimin me votë.

“Është e drejta juaj, përgjegjësia juaj dhe mundësia juaj për të bërë ndryshimin me votë. Ju e bëni të dielën me votë. Unë e bëj pastaj me punë! Mos e humbni këtë mundësi. Mos i lini të tjerët të vendosin për ju. Sonte, me mirësjellje ju kërkoj votën, që nesër më 9 shkurt, të dilni në mënyrë masive, solemne e festive dhe të votoni për numrin 131, të votoni për Partinë Demokratike të Kosovës. E të dielën në mbrëmje, ju premtoj që festa do të vazhdojë. Faleminderit të gjithëve! Urime, suksese, fitore!”, ka thënë Hamza.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT