26.1 C
Mitrovice
E hënë, 15 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Bedri Hamza: Unë besoj që do jem kryeministri i ardhshëm i Kosovës, jam i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha partitë përfshirë edhe VV

Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se në partinë e tij po punojnë shumë që ky i fundit që tani është kryetar i Mitrovicës së Jugut, të jetë kryeministër i ardhshëm.

“Unë besoj që kryeministri i ardhshëm do të jetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, e siç dihet unë jam i propozuar zyrtarisht për kryeministër të Republikës së Kosovës. Ne do të punojmë që kryeministrin ta ketë Partia Demokratike”, tha Hamza në një intervistë për Ekonomia Online.

Teksa ka folur për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ai ka theksuar se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, nuk e kanë pasur seriozisht shkuarjen në zgjedhje.

Megjithatë, ai ka potencuar se është i gatshëm për të bashkëpunuar me të gjitha partitë në vend, përfshirë edhe LVV-në.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT