-1.3 C
Mitrovice
E shtunë, 11 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Bedri Hamza thirrje të zhgënjyerve nga Vetëvendosje: Ju kërkoj të besoni përsëri, fushata jonë nuk është e ndërtuar mbi shpresa të rrejshme

Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose të lënë pas dore.

“Dua t’ju drejtohem edhe atyre që në të kaluarën e kanë votuar partinë në pushtet. Atyre që e kanë humbur shpresën dhe ndihen të zhgënjyer ose të lënë pas dore. Shumë prej jush, para katër vitesh, me mirëbesim, votuat për ndryshim. Por, tani keni mbetur të zhgënjyer nga premtimet e thyera dhe fjalët që nuk u mbajtën. Unë mund të flas shumë për dështimet e shumta të kësaj qeverie gjatë katër viteve të fundit. Për stagnimin ekonomik, për izolimin ndërkombëtar, për përkeqësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë, për ngritjen e çmimeve e shumë dështime të tjera me pasoja të mëdha për shtetin dhe juve. Por, sot e konsideroj shumë më të rëndësishme që t’ju shikoj në sy secilin prej jush dhe t’ju kërkoj të besoni përsëri”, u ka kërkuar Hamza.

Ai u ka kërkuar të besojnë në një të ardhme, ku Kosova ngrihet ma e fortë.

“Fushata jonë është ndërtuar mbi shpresë, por jo në shpresa të rrejshme”, ka thënë Hamza.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT