1.3 C
Mitrovice
E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

Bedri Hamza takon Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorët e huaj që të sjellin kapital të ri

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane. Ai ka thënë se rritja e qëndrueshme ekonomike është në thelb të programit të tij.

Hamza ka premtuar të krijojë ambient më të favorshëm për investime të huaja dhe ta themelojë Bursën e Kosovës, si platformë të tregut të kapitalit për sektorin privat, ku do të tregtohen aksionet dhe letrat me vlerë të korporatave në Kosovë.

Një nga përfitimet kryesore të kësaj burse, sipas Hamzës, do të jetë mundësia për diasporën dhe investitorët e huaj që të investojnë në kompanitë tona, duke sjell kapital të ri dhe duke kontribuar në rritjen e ekonomisë vendore.

“Një takim produktiv me kryetarin Nazmi Viqa dhe anëtarët e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane. Rritja e qëndrueshme ekonomike është në thelb të programit tim. Unë do t’i mbështes bizneset vendore me grante deri në 30% të investimeve, me modernizimin e teknologjisë së prodhimit, me qasje më të mirë në financa dhe pako të veçanta për rritjen e eksportit. Njëkohësisht do të krijojmë ambient më të favorshëm për investime të huaja dhe do ta themelojmë Bursën e Kosovës, si platformë të tregut të kapitalit për sektorin privat, ku do të tregtohen aksionet dhe letrat me vlerë të korporatave në Kosovë. Një nga përfitimet kryesore të kësaj burse do të jetë mundësia për diasporën dhe investitorët e huaj që të investojnë në kompanitë tona, duke sjell kapital të ri dhe duke kontribuar në rritjen e ekonomisë vendore. Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT