15.8 C
Mitrovice
E martë, 16 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Bedri Hamza: Situata me SHBA-në tepër serioze, po rrezikohen relacionet me partnerët strategjikë

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Bedri Hamza, ndërsa ka folur për acarimet e mundshme të raporteve të Kosovës me Amerikën për shkak të mos heqjes së taksës nga kryeministri Albin Kurti edhe përkundër thirrjes së ambasadorit Rechard Grenell, ka thënë se situata është serioze.

“Mbi bazën e kësaj që po shihet deri tani, situata është bukur serioze, dhe është mirë me reflektu. Nëse e marrim, VV ka prodhuar probleme në vazhdimësi për vendin. Po i dëmtojnë relacionet me partnerët strategjikë”, ka thënë Hamza në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

Ai më tej ka thënë se prioritet i partisë së tyre është ruajtja e relacioneve me SHBA-të dhe BE-në. /Reporteri.net/.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT