Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka treguar se do t’i heqin tarifat doganore për importin e makinave elektrike dhe do ta subvencionojmë instalimin e stacioneve private të mbushjes, duke e bërë më të lehtë qasjen dhe qarkullimin e tyre në vendin tonë.
I fotografuar pranë një veture elektrike, Hamza ka treguar se në qytetet e Kosovës do të krijojnë vende të veçanta të parkimit për makinat elektrike.
Ai ka thënë se gradualisht do ta bëjnë edhe zëvendësimin e flotës zyrtare me makinat elektrike.
“Çdo makinë elektrike në rrugët e Kosovës është një hap përpara drejt një mjedisi më të pastër dhe më të mirë. Ne do t’i heqim tarifat doganore për importin e makinave elektrike dhe do ta subvencionojmë instalimin e stacioneve private të mbushjes, duke e bërë më të lehtë qasjen dhe qarkullimin e tyre në vendin tonë.
Në qytete do të krijojmë vende të veçanta të parkimit për makinat elektrike. E ardhmja e transportit është elektrike dhe gradualisht do ta bëjmë edhe zëvendësimin e flotës zyrtare me makinat elektrike.
#MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.
Link: https://www.facebook.com/share/p/14sXkfmrbm/