24 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Bedri Hamza reagon pas dorëheqjes së Valdete Idrizit

Drejtoresha e DKRS-së, Valdete Idrizi, ka dhënë dorëheqje nga detyra, shkruan Mitrovica SOT

Për këtë ka njoftuar vetë ajo duke thënë se ka kërkuar nga kryetari Hamza ta lirojë nga detyra për arsye personale dhe familjare.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryetari Hamza i cili ka falënderuar Idrizin për punën e kontributin e saj.

Ai tha se pavarësisht dorëheqjes bashkëpunimi do të vazhdojë.

Postimi:

Të dashur qytetarë,

Për arsye familjare dhe personale, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ka kërkuar të lirohet nga detyra e saj dhe unë e kam pranuar kërkesën e saj.

Dëshiroj ta falënderoj Valdeten për punën e saj të palodhshme dhe përkushtimin në DKRS.
Së bashku kemi realizuar shumë premtime në të mirën e qytetarëve të Mitrovicës dhe disa nga këto punë do të mbesin trashëgimi në qytetin tonë.

Edhe pse ky udhëtim përfundon këtu, bashkëpunimi ynë do të vazhdojë gjithmonë!

Faleminderit për të gjitha, Valdete!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT