20.3 C
Mitrovice
E hënë, 15 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Bedri Hamza pret në takim “heroin” e Kosovës, gjeneralin Wesley Clark: Kosova është shtëpi e çdo amerikani

Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka nisur sot ditën me takimin e zhvilluar me gjeneralin amerikan, Wesley Clark.

Postimi i plotë nga Hamza:

Në mëngjesin e kësaj të diele e prita heroin e madh amerikan të Kosovës, gjeneralin Wesley Clark. Duke e ndier thellësisht dhimbjen tonë, duke e parë sakrificën popullore për liri, gjenerali Clark në vitin 1999 ishte shpresë e besim për ne se liria e paqja po vinin.

Në qershorin e vitit 1999, bashkë e fituam lirinë. Në këtë qershor, 25 vjet pas, jemi bashkë e do të jemi gjithmonë, sepse e përjetshme është mirënjohja për gjeneralin, për ushtarët dhe gjithë popullin amerikan.

Ne, duke e nderuar të kaluarën e kemi ndërtuar të tashmen dhe po e krijojmë një të ardhme më të mirë për gjithë qytetarët tanë, pa dallime, gjithandej Kosovës. SHBA-ja dhe miqtë ndërkombëtarë, ata që nuk na braktisën kurrë, janë hisedarët kryesorë të sukseseve në 25 vjet liri dhe 16 vjet pavarësi.

Kosova është shtëpi e çdo amerikani! 🇽🇰🇺🇸

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT