19.6 C
Mitrovice
E enjte, 25 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Bedri Hamza premton digjitalizim të shërbimeve në Komunën e Mitrovicës

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka premtuar digjitalizim të shërbimeve komunale dhe eliminim të burokracisë.

Hamza ka thënë se shoqëria civile në Mitrovicë do të jetë partnere e pazëvendësueshme për ta rritur transparencën dhe llogaridhënien.

“Pritjeve të gjata në Komunën e Mitrovicës po iu vjen fundi. Ne do t’i digjitalizojmë shërbimet dhe rrisim efikasitetin me E-kioska, E-inspeksion, E-leje dhe me një mori aplikacionesh që eliminojnë burokracinë dhe lehtësojnë të gjitha shërbimet komunale.
Shoqëria civile në Mitrovicë do të jetë partnere e pazëvendësueshme për ta rritur transparencën dhe llogaridhënien.

Bashkë për Mitrovicën!”, ka shkruar Hamza.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT