6.7 C
Mitrovice
E diel, 2 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Bedri Hamza në Lipjan: Më 9 shkurt do të triumfojmë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në tubimin e mbajtur në Lipjan ka thënë se më 9 shkurt do të triumfojnë.

Ai ka thënë se pas 9 shkurtit do të sjellin një kulturë të re qeverisëse, një qeveri efikase dhe jo me premtime boshe.

“PDK edhe një javë do të shpallet fituese e zgjedhjeve në Kosovë”, tha Hamza.

Ai premtoi edhe rritje të pagave.

“Do t’i rritim pagat 50% në fillim të mandatit, 70% pensionet bazike”, tha Hamza,

Hamza tutje tha se veteranëve do t’iu njohet e drejta që ata të punojnë pa iu ndalë pensioni.

Ai ka premtuar edhe ndërtim të rrugëve, shkollave, ujësjellës. /Reporteri.net/.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT