-0.7 C
Mitrovice
E premte, 27 Shkurt, 2026

Bedri Hamza: Mitrovicës do t’ia kthejmë perspektivën dhe krenarinë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, sonte është takuar me banorë të Bairit, Vinarcit dhe Koshtovës, të cilat kanë thënë se janë plot shpresë se ditë më të mira po vijnë.

Hamza ka thënë qytetit të minatorëve, zejtarëve, sportistëve, artdashësve dhe punëtorëve të zellshëm, do t’ia kthejë perspektivën dhe krenarinë.

“Edhe banorët e Bairit, Vinarcit dhe Koshtovës janë plot shpresë se ditë më të mira po vijnë. Qytetit të minatorëve, zejtarëve, sportistëve, artdashësve dhe punëtorëve të zellshëm, me potencial për zhvillim e punësim, së bashku do t’ia kthejmë perspektivën dhe krenarinë.
Vullnetmirë dhe besimplotë po bashkohemi që ta lartësojmë në çdo aspekt emrin e Mitrovicës sonë!”, ka shkruar Hamza.

TË FUNDIT

TË FUNDIT