Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka shkruar për tubimin që kjo parti sot mbajti në qytetin e Ferizajt.
Ai ka thënë se besimi i madh i qytetarëve kudo nëpër Kosovë i jep fuqi rikthimit të PDK-së si forcë politike në krye të Qeverisë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Me masivitet të jashtëzakonshëm dhe vendosmëri të palëkundur, Ferizaj i dha sonte mbështetje misionit tonë për Kosovën.
Besimi i madh i qytetarëve kudo nëpër Kosovë i jep fuqi rikthimit tonë si forcë politike në krye të Qeverisë.
Jemi bashkuar për qytetarët tanë. Jemi bashkuar për Kosovën.
131 është shpresë për të gjithë! #MaMirë