8.7 C
Mitrovice
E martë, 1 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Bebe Rexha: Nuk po mund të jem femërore sepse meshkujt janë në periudhën e tyre të feminitetit – dikush duhet të jetë burri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shkaktuar një reagim të fortë në rrjetet sociale me një video të shpërndarë në InstaStory, ku ka thumbuar gjininë mashkullore, duke folur për konceptin e “vajzës së butë” dhe sfidat që vijnë me këtë periudhë.

Në videon e postuar, Rexha ka shprehur mbështetje për djemtë që lidhen me anën e tyre femërore, duke thënë: “Dëgjo, unë e mbështes që djemtë të jenë më të lidhur me anën e tyre femërore, e di, më pëlqen kjo për ju”.

“Por është e vështirë të jesh në periudhën tënde të vajzës së butë, e cila mendoj se të gjithë duam të jemi tani në periudhën e vajzës së butë. Të paktën unë dua, por është si kur të gjithë djemtë janë në periudhën e vajzës së butë, ndjehem sikur duhet të jem dhe djalë dhe vajzë në të njëjtën kohë”, tha ajo.

VIDEO

Ky koment ka sjellë një diskutim të gjerë mbi rolin e gjinive dhe pritshmëritë shoqërore, duke u bërë pjesë e bisedave të shumta mbi ndjeshmërinë dhe pritjet e shoqërisë për dy gjinitë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT