-1.4 C
Mitrovice
E diel, 19 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Bebe Rexha: E dua burrin shqiptar, dasma do jetë me tupana dhe do zgjasë 5 ditë

Artistja e njohur ndërkombëtare, Bebe Rexha udhëtoi drejt Shqipërisë këtë javë për të qenë pranë banorëve të prekur nga tërmeti në zonën e Bubqit dhe në zonën e Bizës.

Jo vetëm kaq, por Bebe u shfaq për herë të parë në një intervistë të mirëfilltë në ekranin shqiptar! E ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” të Eraldo Rexhos në RTSH, me gazetarin Andi Vrapi, Bebe iu përgjigj një sëri pyetjesh lidhur me jetën e saj personale dhe karrierën.

E pyetur nga gazetari nëse prindërit apo familjarët i thonë “ardhsh me një burrë të mirë” sa herë vjen në Shqipëri, ajo përgjigjet, “Në fakt jo, këtë herë erdha shumë shpejt… por nëse këtu ka ndonjë djalë shqiptar beqar… më telefono!”“Unë e dua shumë kulturën time… prandaj dua të gjej një djalë shqiptar por që është shumë e vështirë në Amerikë!”, tregoi Bebe, e cila e pyetur për dasmën u shpreh, “Unë dua një dasmë që zgjat 5 ditë, me lodra e tupana!”.

https://www.youtube.com/watch?v=OdO1Q-mGues&feature=emb_title

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT