32.9 C
Mitrovice
E premte, 8 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

BE thirrje partive që ta respektojnë vendimin e Kushtetueses: Nuk ka më kohë për të humbur me ngërç politik

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje partive politike që të respektojnë vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese dhe të punojnë për arritjen e një kompromisi dhe të shumicës së nevojshme, me qëllim që të ecet përpara me shpejtësi në procesin e zgjedhjes së Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit.

“Gjykata Kushtetuese ka folur dhe ka dhënë sqarime të rëndësishme. BE-ja u bën thirrje të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që të respektojnë këtë vendim dhe të gjejnë kompromisin dhe shumicën e nevojshme për të vazhduar me shpejtësi procesin e zgjedhjes së Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit. Nuk ka më kohë për të humbur në një ngërç politik!”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT