6.1 C
Mitrovice
E premte, 30 Janar, 2026
spot_img

BE reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan nga qeveria Hoti

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj publikimit të emrave të 50 bizneseve të cilat kanë përfituar më së shumti nga pakoja emergjente e qeverisë Hoti.

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se ky është një hap pozitiv drejt transparencës dhe llogaridhënies, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se madje ky ishte kusht kur Kosova nënshkruajti me BE-në marrëveshjen 100-milionëshe makro-financiare.



“Mbështes vendimin e Hekuran Muratit për të publikuar 50 bizneset që përfituan më së shumti nga paratë publike të Kosovës. Një hap pozitiv drejt transparencës dhe llogaridhënies. Ky është një kusht i BE-së kur u nënshkrua me Kosovën marrëveshja 100-milionëshe makro-financiare e huazimit”, ka shkruar Szunyog.

Ndryshe, publikimi i listës së bizneseve që përfituan më së shumti para nga pakoja e qeverisë Hoti shkaktoi reagime të mëdha në opinion.

Kjo pasi që në listën e përfituesve vërehet që shumica janë rrjete të supermarketeve në Kosovë, të cilat janë ndër sektorët më të paprekur nga pandemia. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT