Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë i Komisionit Europian, Joseph Borrell, qartë dhe me gjuhë të kujdesshme ju kujtoi si Kosovës dhe Serbisë që nuk pajtohen me zhvillimet në Veri të Kosovës duke ju kujtuar se kanë obligime nga marrëveshja e Brukselit që duhen respektuar.
Shefi i diplomacisë së BE’së ka dalë me komunikatë rreth situatës në veri të Kosovës që është përshkallëzuar në bllokadë të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli në përgjithësi.
Borrell thekson në reagimin zyrtar të BE’së si interesin e qytetarëve por edhe tërheqë vërejtjen se kjo qon drejt përshkallëzimit të krizës më tej.
Ka pakënaqësi në komunikatë për mosrespektimit të forumit të zgjedhur për dialog – Brukselit – nga palët dhe kërkuan rikthimin e tyre duke e shfrytëzuar atë si një mundësi më e mirë.
Theksohet po ashtu se të dy palët kanë obligime dhe duhet t’i përmbushin, me kujdes e cekin për të mirën e Kosovës e Serbisë.
“Bashkimi Europian thërret për de eskalim të menjëhershëm në veri të Kosovës. Duhet të shmanget apo çdo provokim apo veprim i njëanshëm duhet të shmanget pasi janë drejtpërdrejtë në të kundërtën e interesave të njerëzve të rajonit.
Ne i bëjmë kërkesë udhëheqësisë në Beograd dhe Prishtinë të zgjedhin qasje të përgjegjshme dhe të punojnë përmes Dialogut të mundësuar nga BE për të shmangur përshkallëzim të mëtejmë, rikthimin e atmosferës paqësore dhe të punojnë për zgjidhje të mundshme. Është në interesin e të gjithëve që të gjejnë për një rrugë para që mundëson lirinë e lëvizjes që përmirëson përditshmërinë e njerëzve.
Dialogu i mundësuar nga BE është platforma e vetme për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura, dhe fuqishëm ju kërkojmë të dy palëve ta shfrytëzojnë plotësisht.
Ne theksojmë edhe një herë se të gjitha marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut të mundësuar nga BE që nga nisja në 2011 mbesin valide dhe detyruese për të dy palët. Marrëveshjet e kaluar përbëjnë një element të rëndësishëm të normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. BE dhe shtetet e saj anëtare të saj i ftojnë Kosovën dhe Serbinë që të respektojnë në tërësi dhe të respektojnë të gjitha obligimet e tyre nga dialogu pa vonesa të tjera.”




