17.5 C
Mitrovice
E shtunë, 31 Maj, 2025
spot_imgspot_img

BE: Ndryshimi i Kushtetutës vlen edhe për Serbinë, varet nga marrëveshja finale

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szanyuog ka thënë se ndryshimi i Kushtetutës vlen edhe për Serbinë dhe varet nga substanca e marrëveshjes finale.

“Dua t’i nënvizoj dy çështje. As unë, as z. Lajçaku nuk po flasim për ndryshime specifike të Kushtetutës në lidhje me tema specifike të kësaj marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Kjo duhet të jetë marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe duhet të përfshijë një numër çështjesh.

Ne kemi folur për parimin e përgjithshëm. Sipas Kushtetutës suaj, nëse e kam kuptuar drejt, marrëveshjet ndërkombëtare mbizotërojnë ndaj legjislacionit të brendshëm të Kosovës.

Pasi të nënshkruhet kjo marrëveshje, dhe dua ta nënvizoj që duhet të jetë gjithëpërfshirëse, duhet të nënshkruhet nga të dyja palët, dhe zbatimi fillon vetëm pas ratifikimit. Pra, supozoj se kjo marrëveshje detyruese ligjërisht duhet t’i nënshtrohet ratifikimit”, thotë Szanyuog.

“Nëse kjo marrëveshje ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës, besoj se duhet ta shohim sa përputhet me legjislacionin ekzistues, dhe mund të ketë disa raste që legjislacioni do të duhet të përshtatet sipas kësaj. Por, po flasim për parime të përgjithshme të negociatave dhe së drejtës ndërkombëtare, jo për çështje konkrete dhe specifike”, tha ai në Desku.

I pyetur se nëse çështjet e lidhura me Asociacionin kërkojnë ndryshime kushtetuese, ai thotë se kjo varet se për çka dakordohen të dyja palët.

“Kjo varet se për çka dakordohen të dyja palët. Pastaj, ne nuk po flasim vetëm për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, por për ndryshime ligjore dhe kushtetuese si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Por, kjo varet nga substanca e marrëveshjes, e cila ende nuk është dakorduar”, thotë ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT