8.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 22 Prill, 2026
spot_img

BE merr masa ndaj Kosovës: Disa kanë hyrë në fuqi menjëherë, të tjerat po diskutohen

Bashkimi Europian (BE) i ka marrë masat e para ndaj Kosovës për shkak se kryeministri Albin Kurti nuk i pranoi kërkesat e Brukselit për shtensionimin e situatës në veri.

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano tha në një konferencë për media se disa masa tashmë kanë hyrë në fuqi, ndërsa tha se BE-ja s’e përjashton mundësinë që Kosova të përballet edhe me masa të tjera.

“Ka një sërë masash, apo propozime për një sërë masash. Disa prej tyre tashmë kanë hyrë në fuqi menjëherë. Disa prej tyre janë ende duke u diskutuar dhe vendet anëtare do t’i zbatojnë gradualisht, nëse nuk do të ketë ndryshim të qasjes së autoriteteve të Kosovës. Spektri është relativisht i gjerë”, tha Stano në një konferencë për media.

Zëdhënësi i BE-së tha se masat e marra ndaj Kosovës nuk janë sanksione apo masa kufizuese në aspektin klasik.

“Dua të qartësoj një gjë, nuk ka sanksione. BE-ja vendos sanksione, si shkak i masave të definuara nga shtetet anëtare, pas një procesi të gjatë e diskutimeve në Këshill. Nuk ka sanksione ndaj Kosovës. Për shkak të situatës këto javë, 27 shtete anëtare të BE-së kanë thënë që presin, kërkesë e qartë, për Kosovën dhe Serbinë që të deeskalojnë situatën, sidomos situate në veri që erdhi si shkak i zgjedhjeve”, ka thënë Stano.

Stano ka thënë se BE-ja e ka bërë të qartë se nëse nuk ka shtensionim të situatës, do të ketë pasoja. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT