9.4 C
Mitrovice
E enjte, 15 Maj, 2025
spot_imgspot_img

BE-ja do të japë 800 milionë euro për vendet e varfra që të vaksinohen kundër COVID-19

Bashkimi Europian do të kontribuojë me 800 milionë euro për t’i ndihmuar shtetet me të ardhura të ulëta e të mesme, që të vaksinojnë popullsinë kundër Covid-19.

“Duam të garantojmë, që të gjithë të kenë qasje ndaj vaksinës, kudo në botë”, tha presidentja e KE, Ursula Von Der Leyen.

Zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian tha se të mërkurën do të firmosin kontratën me kompaninë amerikane “Moderna” për të siguruar 160 milionë doza të vaksinës së prodhuar prej saj.

Kjo është kontrata e gjashtë që BE-ja nënshkruan me kompani farmaceutike për sigurimin e vaksinave, duke e çuar totalin potencial të dozave në rreth 2 miliardë. Javën e kaluar Moderna tha se vaksina e saj ka një efektshmëri prej 94.5 për qind.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT