Zëdhënësi kryesor për Punë të Jashtme i BE-së, Peter Stano, ka komentuar zhvillimet e fundit ën dialogun që po mbahet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
Më herët u raportua nga zv.kryeministri, Besnik Bislimi se arritja e marrëveshjes është afër dhe se ka mbetur pezull vetëm marrëveshja për çështjen e targave të veturave KM.
Por Stano thotë se bisedimet për zgjidhjen e ngërçit në veri të Kosovës janë duke vazhduar. Ato janë duke u ndërmjetësuar nga I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Dialogu: Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga Miroslav Lajcak në Bruksel nuk ka përfunduar, negociatat vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter.



