Dje Policia e Kosovës ka kryer bastisje të disa lokaleve në dy lokacione në Mitrovicë.
Gjatë kontrollit në një prej lokaleve një personi i është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë M57 me gjashtë fishekë.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.