3.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025
spot_img

Bashkimi Europian zhbllokon 50% të masave financiare ndaj Kosovës pasi Lista Serbe u kthye në veri

Bashkimi Europian ka konfirmuar se Këshilli i Ministrave të shteteve anëtare ka vendosur të heqë 50% të masave ndëshkuese ndaj Kosovës në vlerë prej afro 216 milionë euro.

BE për rtv 21 tha se këtë vendim e mori pas transferimit të qetë dhe të rregullt të pushtetit në katër komunat e veriut.

”Pas transferimit të qetë dhe të rregullt të qeverisjes lokale në veri, pas zgjedhjeve të fundit lokale të mbajtura në dhjetor 2025, ne do të lirojmë më tej rreth 50% të ndihmës financiare, në vlerë prej afërsisht 216 milionë euro. Kjo do të mundësojë: nënshkrimin e kontratave për 4 projekte (që gjithsej përfaqësojnë 34.6 milionë euro kontribut të BE-së) dhe nisjen e zbatimit të tyre; si dhe përfundimin e programimit të të gjitha fondeve të mbetura IPA III të dedikuara për Kosovën (181 milionë euro; miratimi i planifikuar i vendimit të financimit nga Komisioni në pranverën e vitit 2026, i cili do të mundësonte që projektet e para të nisin në gjysmën e dytë të vitit 2026). Kur Bashkimi Evropian (BE) vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në verën e vitit 2023, si pasojë e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe, ato u përshkruan si të përkohshme, ndërsa kushtet për heqjen e tyre qenë të qarta”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Sipas burimeve diplomatike, Franca dhe Italia së bashku me disa shtete të tjera kanë qenë kundër heqjes së plotë të masave ndëshkues ndaj Kosovës. Këto masa sipas organizatave joqeveritare shkaktuan pasoja në ekonominë e vendit në vlerë prej mbi 600 milionë euro projekte të pezulluara dhe vendosën Kosovën në një listë me shtetet e problematike si Rusia

TË FUNDIT

TË FUNDIT