10.9 C
Mitrovice
E diel, 3 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Bashkëshortja e Vuçiq në Kenya kundër njohjes së Kosovës, premton ndihmë financiare

Bashkëshortja e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq – Tamara Vuçiq – është angazhuar në thirrje kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Kenya, shtet ky në Afrikën Lindore.

Kështu raportoi media “Kenya Foreign Policy”.

“Beogradi ka dërguar Zonjën e tij të Parë, Tamara Vuçiç, në Nairobi, duke shënuar një përpjekje për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të kundërshtuar implikimet e njohjes nga Kenia të territorit mbi të cilin pretendon sovranitet”, thuhet në artikull.

“Për më tepër, Tamara dërgoi një mesazh vullneti të mirë nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, duke premtuar 150,000 € (mbi 21 milion KSh) në ndihmë për viktimat e përmbytjeve në Kenia dhe duke njoftuar planet për të vizituar lagjet e varfra Mukuru në Nairobi”, thuhet më tej në artikull.

TË FUNDIT

TË FUNDIT