Bashkëpunëtorët e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, e kanë kujtuar momentin kur ai e kishte hapur shkollën e policisë 23 vjet më parë.
Fonadacioni “Për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” e ka publikuar një video ku ai në cilësinë e kryeministrit të Qeverisë së Përkohshme shihet duke marrë pjesë në ceremoninë zyrtare ku 176 kadetë i filluan trajnimet si gjenerata e parë e pjesëtarëve të Shërbimit Policor të Kosovës.
Sot më 6 shtator janë bërë 23 vjet nga formimi i Policisë së Kosovës.
Ky institucion tani numëron mbi 10 mijë pjesëtarë.