17.5 C
Mitrovice
E enjte, 21 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Bashkëlojtarët ia kanë kthyer shpinën Messit, ndihen të nënvlerësuar – ai rri i vetmuar në zhveshtore

Koha e Lionel Messit te Barcelona duket se po shkon drejt përfundimit.

Ikona, i konsideruar si futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, ishte i vendosur të largohej nga ‘Camp Nou’ në verë, por në fund qëndroi për shkak se nuk deshi të futet në betejë gjyqësore me klubin.

Derisa ai vendosi të ndihmonte blaugranët edhe pë njër sezon, duket se ‘telenovela’ e largimit të tij ka lënë pasoja në zhveshtore.
Sipas raportit nga ‘Mundo Deportivo’, bashkëlojtarët e tij ndihen të paqëndrueshëm dhe të ‘pavlerësuar’ nga argjentinasi.

Kjo ka ndikuar edhe te vet Messi që të ndihet i ‘vetmuar’ në klub dhe kur kapiteni është i izoluar, është problem i madh.

Ai mbeti i mërzitur kur Luis Suarez, një prej miqve të tij më të afërt, u detyrua të largohet.

Derisa gjërat nuk janë ideale, ‘Mundo’ shton se Messi mbetet tërësisht i përkushtuar për kauzën, siç mund ta prisni, por thjesht nuk po mund ta drejtojë skuadrën si dikur në fitore.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT