21.6 C
Mitrovice
E shtunë, 16 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Basha kërkon falje në emër të çdo shqiptari për sjelljet e Ramës ndaj liderëve të Kosovës

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit shqiptar, Edi Ramës, ndaj liderëve institucionalë të Kosovës.

Basha ka thënë se gjuha e tillë e urrejtjes i takon vetëm një antishqiptari, siç thotë ai se është Edi Rama.

“Dënoj sulmin rrugaçëror të Edi Ramës kundër liderëve politikë të Kosovës dhe shpreh ndjesë në emër të çdo shqiptari për këtë akt të papranueshëm! Gjuha e urrejtjes ndaj institucioneve të Kosovës është akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit si Edi Rama”, ka thënë Lulzim Basha.

Tutje Basha ka thënë se Shqipëria e ka për detyrë të bëjë promovimin e shtetit të pavarur të Kosovës.

“Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Koha e vasalitetit të autokratit të korruptuar të Tiranës ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës do të marrë fund shumë shpejt”, ka përfunduar lideri i opozitës në Shqipëri./Gazeta Sinjali.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT