Misioni i NATO’s në Kosovë, KFOR, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se janë duke punuar për t’i hequr disa automjete të bllokuara në rrugët e veriut e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.
KFOR’i thotë se ka synim ta kthejë lirinë e lëvizjes, siç edhe e obligon mandati i marrë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
“Misioni i KFOR-it po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për t’i hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për ta rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në njoftim.
Pas lirimit të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantic në arrest shtëpiak dhe një garancie se kujdestarët e barrikadave s’do të arrestoheshin, serbët u pajtuan t’i heqin ato.
Disa kamionë u dogjën nga persona ende të paidentifikuar duke mbetur në rrugë. /gazetametro.net