-3.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 15 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Barduani: KFOR-i do të jetë i pranishëm te Ura e Ibrit deri në një zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani ka thënë se çdo prani e FSK-së në veri të Kosovës, kërkon miratimin paraprak të KFOR-it.

Në bazë të vlerësimit të sigurisë, komandanti i KFOR-it thotë nuk ka dhënë një miratim të tillë, as në rastin e sulmit në Ibër-Lepenc, e as në atë të Banjskës.

Barduani ka theksuar se KFOR-i do të mbajë praninë e tij të përhershme në urën kryesore të Ibrit dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth, derisa të arrihet një zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë.

Sipas tij, situata në Kosovë mbetet e qetë, por e ndjeshme, me ekspozim të vazhdueshëm ndaj përshkallëzimit të mundshëm.

“Incidente të izoluara ende mund të ndodhin. Parandalimi i plotë i incidenteve të tilla është kompleks, sepse ato shpesh përfshijnë elementë kriminalë ose terroristë që veprojnë në mënyrë të fshehtë dhe të paparashikueshme”, ka thënë Barduani në një intervistë për Kossev.

KFOR-i vazhdon të monitorojë nga afër situatën në veri të Kosovës, duke siguruar, siç thekson ai, një mjedis të sigurt dhe stabil.

“Mbështetja e institucioneve vendore dhe ruajtja e paanshmërisë, duke qenë plotësisht e përgatitur për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të sigurisë”, ka potencuar Barduani.

Mes tjerash, ai ka theksuar se është me rëndësi kyçe shmangia e retorikës dhe veprimeve që mund të rrisin tensionet, pasi kjo do të kërcënonte sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe do të ndikonte negativisht në të gjitha komunitetet, tha ai gjithashtu.

KFOR disa herë ka përsëritur se për situatën aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mund të ketë vetëm një zgjidhje dhe ajo është politike.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT