Ilir Deda ka reaguar pas suspendimit të Dialogut Strategjik me Kosovën nga SHBA.
“Kosova e dalë jashtë binarëve e gjen veten në klub me vendet jashtë orbitës së Perëndimit. “Bar do hamë …” e dini vazhdimin” – shkruan Deda.
“Po më duket që suspendimi i dialogut strategjik është veç masa e parë ndëshkuese, tjerat janë të pregaditura dhe vendosen nëse Kosova vazhdon me e dëmtu veten. Politikës së Kosovës i duhet një prerje sa më e qartë. E nëse populli do izolim, varfëri, urrejtje e pjesëmarrje në klub me Gjeorgjinë, Rusinë, Bjellorusinë e Republikën Serbe të Bosnje e Hercegovinës – urdhëroni e dërgonani në humnerë.”