5.3 C
Mitrovice
E premte, 30 Janar, 2026
spot_img

Banorët e Karaçevës letër Kurtit e Osmanit, alarmojnë se Serbia po tenton t’ua marrë tokat

Banorët e Karaçevës së Poshtme në adresën e institucioneve të Republikës së Kosovës kanë dërguar letër ankese për tokat e tyre të cilat Serbia pretendon t’i marrë.

Kjo letër iu është dërguar Kryeministrit, Albin Kurti, presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të Parlamentit, Glauk Konjufca.



Banorët e Karaçevës kërkojnë që në takimin e parë në Bruksel të bisedohet rreth kësaj teme si pike e rendit të ditës, pasi që në atë territor 170 pronar të tokave humbin territoret e tyre, për të cilat posedojnë dokumentacione.

Letra e plotë:

Nga Bashkësia Lokale-Bashkësia Lokale Karaqevë e Poshtme

Nr.Prot 2/4.2021

K.Kamenicë

-Letër për Instutucionet e Republikës së Kosovës për Kryeministrin e Republikës së Kosovës Z.Albin Kurti

-Për Presidenten e Republikës së Kosovës Znj.Vjosa Osmani-



-Për Kryeparlamentarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Z.Glauk Konjufca-

Të nderuara, Instutucione të lart përmendura me anë të kësaj kërkese ,ne banorët e brezit kufitar Karaqevë kërkojmë nga ju që hallet dhe brengat e banorëve të brezit kufitar,që nga viti 2001 e deri më sod,ku shteti fqinj Serbia pretendon ta bëj shkëputjen e një pjese të fshatit Karaqevë-Territorit të Kosovës që vazhdimisht nga viti 2001 në rrugën e asfalltuar nuk kanë qasje Policia e Kosovës dhe asnjë vetur zyrtare e Kosovës.

E kanë të ndaluar rrepsishtë që nga marrveshja tekniko ushtarake e Kumanovës që nga data 09.06.1999.Ju është servuar faktorit ndërkombtar kjo marrveshje e falcifikuar,në atë takim është dorzuar harta e falcifikuar dhe dokumentet e falcifikuar nga gjenerali serb Svetozar Marjanovic dhe i ka bindur të gjithë ushtarakët e NATO-s.Mirpo me ndihmen e Sllobodan Milloshevic gjenerali i ka dorzuar faktorit ndërkombtar ku në atë takim ka marrë pjesë gjenerali i Nato-s Michael Jackson dhe e ka mashtruar faktorin nderkombtar me harta dhe dokumente te falcifikuara.Ne banorët e brezit kufitar nuk kemi tokë askujt ti falim,të huajën nuk e duam, por as tonën nuk e lëshojmë.Me këtë problem të brezit kufitar vërtetohet saktësisht faktori ndërkombtar se Serbia pretendon tokat e Kosovës.Ne banorët e brezit kufitar kërkojmë nga ju që rasti i Karaçevës që në takimin e parë në Bruksel të bisedohet kjo temë e Karaçevës si pikë e rendit të ditës,sepse ne atë territor i humbin 170 pronarë tokat e tyre,që posedojnë dokumentacione,katastrale,hartografike,gjeografike,pedologjike që e dokumentojn se është pjesë e Fshtatit Karaçevë-Territor i Republikës së Kosovës.Dhe kerkojmë nga ju që të mos lejohet coptimi i Kosovës.Mbesim me shpresë që kjo kërkesë e jona të merret seriozisht dhe të flitet në takimin e radhës në Bruksel.

Shpresojmë se do të merreni me këtë problem dhe kërkesa e banorëve të brezit kufitar të merret parasysh dhe seriozisht.

Me respekt.

Karaqevë

21.04.2021 Mob.kont 044-620-875

Nga Bashkësia Lokale-Karaqevë e Poshtme

Kryetar-Selver Lenjani

TË FUNDIT

TË FUNDIT