16.5 C
Mitrovice
E premte, 29 Mars, 2024
spot_imgspot_img

Banka Botërore: Aktiviteti ekonomik në Kosovë pritet të zgjerohet për 7.1 për qind

Kosova dhe shtetet tjera të rajonit po rikthehen nga recesioni ekonomik i vitit 2020 i shkaktuar nga COVID-19, falë një rimëkëmbjeje më të shpejtë sesa pritej më 2021.

Kështu u tha sot gjatë publikimit online të raportit më të ri të rregullt ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë raport thuhet se aktiviteti ekonomik në Kosovë për vitin 2021 pritet të zgjerohet me 7.1 për qind pas një rikthimi më të fortë sesa pritej

Prodhimi në vitin 2021 në Kosovë pritet të tejkalojë nivelet e vitit 2019 deri në fund të vitit, por rreziqet për parashikimin mbeten të larta pasi vendi vazhdon të përballet me pandeminë.



Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, Massimiliano Paolucci në video mesazhin e tij ka thënë se aktiviteti ekonomik pritet të tejkalojë nivelet e para të pandemisë deri në fund të vitit 2021, pothuajse për të gjitha ekonomitë në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.

Paolucci ka thënë po ashtu se duhet të krijohet një shtytje për më shumë mundësi ekonomike, me politika dhe investime që fokusohen në reforma afatgjata për të transformuar rrënjësisht modelin e rritjes së Kosovës në një model që krijon vende të punës duke u udhëhequr nga produktiviteti më i lartë.

“Për Kosovën, raporti përsëritë parashikimet apo projeksionet dhe ekonomia e Kosovës po rimëkëmbet me shpejtësi nga tkurrja e shkaktuar nga pandemia në vitin 2020. Aktiviteti real ekonomik do të tejkaloj nivelet e vitit 2020 deri në fund të vitit 2021. Raporti gjithashtu thekson përmirësimin e pozitës fiskale të përkrahur nga rimëkëmbja e shpejt. Rimëkëmbja e fortë ekonomike duhet të shfrytëzohet për ta krijuar një vrull për mundësi më të mëdha ekonomike. Politikat dhe investimet duhet të fokusohen në reformat afatgjate për ta transformuar rrënjësisht modelin e rritjes së ekonomisë së Kosovës në një model të nxitur nga produktiviteti më i lartë, e cila vlen për të gjithë rajonin. Duke parë përtej pandemisë Covid-19, fokusi I politikës duhet të adresojë lehtësimin e pengesave kyçe kryesore për krijimin e vendeve të punës dhe transformimin ekonomik”, tha ai.

Ndërsa, ekonomisti nga Banka Botërore, Besart Myderrizi tha se rritjes së aktivitetit ekonomik në vitin 2021 i kontribuuan vizitat e diasporës, rritja e kredive për konsum dhe rritja e eksporteve.

Megjithatë, ai tha se presionet e ndjeshme të inflacionit, kryesisht nga çmimet më të larta të importit, mund të minojnë një rimëkëmbje më të fortë në investimet private.



“Kosova këtë vit pritet të shënoj një zgjerim në aktivitetin ekonomik me 7.1 për qind, e cila paraqet një zgjerim të aktivitetit që shkon përtej nivelit të vitit 2019. Kjo po mbështet sidomos në rikthimin shumë më të lartë se sa pritjet nga vizitat e diasporës. Rikthimin e besueshmërisë së konsumatorit, por edhe mbështetjen fiskale dhe kredi dhënia më e lartë për konsumatorët. Krahasuar me parashikimin tonë të pranverës, kjo paraqet një revidim për së larti 3 pikë të përqindjes. Natyrisht ashtu siç shihet edhe në prezantim, Kosova do të ketë një nga rimëkëmbjet më të larta në rajon, apo përmbi mesataren regjionale. Megjithatë, duke qenë se rritja është duke u mbështetur nga një rimëkëmbje shumë e fortë në eksportet e shërbimeve, të cilat I ofrohen diasporës kryesisht gjatë vizitave në Kosovë. Po ashtu në të njëjtën kohë e kemi rritjen më të lartë të tregtimit privat rreth 16 për qind për kredi konsumuese. Inflacioni ka një trend rritës, kjo sidomos nga muaj qershor, megjithatë ky trend është në kuadër me trendeve globale. Mirëpo, ka krijuar edhe sfida për investime private, tash së fundmi po shohim se po krijon sfida edhe për konsumatorin”, theksoi Myderrizi.

Reporti gjithashtu shqyrton edhe tranzicionin e gjelbër që ofron mundësi të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë integrimin më të ngushtë në zinxhirët globalë të furnizimit që janë më euro-centrik, dhe qasjen në burime të konsiderueshme të BE-së për të ndihmuar financimin e tranzicionit të gjelbër.

Menaxhimi efektiv i këtij tranzicioni të gjelbër, duke përfshirë edhe kompromiset e shumta në fushën e politikave, do të duhet të jetë fokus kryesor i vëmendjes së politikave për Ballkanin Perëndimor në vitet në vazhdim/KP.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT