28.2 C
Mitrovice
E martë, 19 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Ballkani i kthehet fitores, mposhti Trepçën ‘89

Ballkani ka fituar me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Trepçës ’89 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17’të në Superligën e Kosovës. Klubi nga Suhareka ka arritur t’i kthehet fitores në kampionat, duke mposhtur mitrovicasit pas një humbje në fundjavë ndaj Dritës, transmeton Gazeta Metro.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë për një nuancë nga vendasit, të cilët patën diçka më shumë nga loja dhe rastet e krijuara. Megjithatë, edhe pas rasteve nga nikoqirët e për mysafirët, shifrat mbeten të paprekura.

Në pjesën e dytë, Ballkani rriti nivelin e lojës, ndërsa përveç rasteve të krijuara arriti t’i shënojë edhe dy gola të bukur për të siguruar fitoren.

Fillimisht ishte Edvin Kuc (62’), i cili shënoi një gol të bukur nga distanca për 1-0 dhe pastaj Gripshi (90+) shënoi super gol nga gjuajtja e lirë për rezultatin përfundimtar 2-0.

Pas kësaj fitore, Ballkani e sheh veten në pozitën e dytë me 38 pikë apo një më pak se lideri Drita, ndërsa 89-shi renditet i shtati me 20 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, suharekasit udhëtojnë në Prishtinë për t’u përballur me prishtinasit me 13 dhjetor.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT