35.2 C
Mitrovice
E premte, 25 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Balje tregon çka i ofroi Limaj: Unë s’du pozitë as kurgjo, nuk i besoj Kurtit

Pas 51 seancave të dështuara në Kuvendin e Kosovës, institucionet ende nuk kanë arritur të krijohen.

Ani pse janë në bisedime Lëvizjes Vetëvendosje e Albin Kurtit dhe NISMA e Fatmir Limajt, nga kjo del që arrin t’i sigurojnë vetëm 60 vota.

Një votë më pak nga minimumi i nevojshëm për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit.

E si mundësi për arritjen e një marrëveshje të tillë në një pozitë të favorshme konsiderohet të jetë deputetja boshnjake Duda Balje.

Por kjo e fundit është shprehur se nuk pranon asnjë bashkëpunim me Albin Kurtin e Vetëvendosjes pasi nuk e mbështetë nuk mbështet Kurtin dhe në të njëjtën kohë as nuk do poste politike.

Kjo rrjedh pasi Balje shprehet që nuk ka fare besim tek Albin Kurti.

E në anën tjetër thekson se ka marrë ofertë nga Fatmir Limaj, por se nuk do të lëvizë nga vendimi i saj.

“Unë nuk mundem me bashkëpunua me Albin Kurtin sepse nuk kam besim – s’mundesh me punu me dikë që s’ki besim, edhe ai s’ka besim tek unë. Me Fatmirin kemi biseduar, por me Vetëvendosjen jo. Jam një person që nuk lëviz me vendimin. Ai e ka kuptuar arsyetimin tim. Jo kurgjo, veç ai (Fatmir Limaj v.j.) ka thënë: ‘a ka mundësi me bisedu, a don naj pozitë, a naj sen?’ – Unë s’du pozitë, s’du kurgjo, kërkesa ka qenë për boshnjakët”, ka deklaruar Balje. /gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT