8.2 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Bajrami: VV tash nuk i ka as 35 për qind, ata që e kanë votuar tani janë të zhgënjyer

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e ftuar në emisionin DPT te Fidani mbrëmë, ka thënë se Vetëvendosje nuk është më 50 për qind siç ka qenë.

Madje sipas saj, VV tani nuk është as 35 për qind.

Ajo tha se ka shumë të pakënaqur, duke përmendur këtu policët, pensionistët, shoqërinë civile, infermierët, mediat e mësuesit.

Sipas saj, të gjitha shtresat që e kanë votuar atë në zgjedhjet e fundit, tanimë janë të zhgënjyera.

“Jo absolutisht, ska shanse. Jo 50, por sështë as 35 %, absolutisht nuk është. Me kë është, policët i ke të pakënaqur, inferimerët, mësuesit, shoqërinë civile i ke të pakënaqur, pensionistët, mediat. Me kë don me dalë VV e para, me sondazhe të porositura, po, përndryshe nuk ka shanse. Të gjitha shtresat që e kanë votuar me shumicë në zgjedhjet e fundit, tani janë të zhgënjyera. Nuk e ka asnjë premtim të vetëm që e ka realizuar”, tha deputetja e LDK-së./Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT