13.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Bajrami: Shkelësit e Kushtetutës janë ngritur në këmbë për ta arsyetu rritjen e çmimit të rrymës

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e ka quajtur qeverinë në largim të padijshëm dhe “abuzues të besimit të qytetarëve”.

Bajrami ka thënë se pushteti është ngritur në këmbë për ta arsyetuar rritjen e çmimit të rrymës.

“Dhe po ne nuk e fshehim, jemi në mbrojtje të qytetarëve dhe interesit të tyre, të cilët përpos faturave të larta të energjisë do të goditën edhe nga një valë tjetër e inflacionit dhe po jemi në mbrojtje të 1300 bizneseve më të mëdha në vend, por LVV është kundër qytetarëve e kundër biznesëve sepse po bën e po mbron politika që e godasin qytetarin e biznesin vendor dhe favorizojnë monopolin e mafinë energjetike që ka lulëzuar gjatë qeverisjes së tyre”, ka shkruar Bajrami ndër të tjera.

Bajrami ka thënë se kur është është privatizuar disburcioni, partia e saj ka qenë në opozitë. Derisa thotë se deputetja Mimoza Kusari ishte pjesë e qeverisë atëherë, kurse deputeti Armend Muja ishte pro qeverisë e kundër LVV-së.

Postimi i plotë:

Shkelësit e Kushtetutës – superkriminelët sipas Albin Kurtit, janë ngritë në këmbë duke e arsyetu ngritjen e çmimit të energjisë elektrike 128% për qytetarë e 260% për bizneset prodhuese e për punëdhënësit më të mëdhenj në vend. Arsyetimin e tyre ata e lidhin me rrëzimin nga Gjykata Kushtetuese të Ligjit për çmimet tavan. Këta jo vetëm që janë abuzues të pozitave zyrtare, të besimit që ju ka dhënë qytetari, por edhe janë të padijshëm, e si të tillë tentimin për manipulim me opinionin e kanë të neveritshëm.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë dhe është gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës, ligjeve, interesit qytetar dhe ekonomisë së tregut. Për dallim prej servilëve të Kurtit, të cilët për të qënë taman servil flasin edhe kundër diplomave e shkollave të tyre, ne e bëjmë dallimin në mes të ”konkurrencës së lirë” dhe ”monopolit”. Është fakt i pamohushëm se deri tani bizneset kanë marrë vetëm një ofertë për furnizim me energji pas datës 1 qershor, këtë ofertë e kanë marrë nga KESCO me çmim 260% më të lartë se çmimi aktual.

Dhe po ne nuk e fshehim, jemi në mbrojtje të qytetarëve dhe interesit të tyre, të cilët përpos faturave të larta të energjisë do të goditën edhe nga një valë tjetër e inflacionit dhe po jemi në mbrojtje të 1300 bizneseve më të mëdha në vend, por LVV është kundër qytetarëve e kundër biznesëve sepse po bën e po mbron politika që e godasin qytetarin e biznesin vendor dhe favorizojnë monopolin e mafinë energjetike që ka lulëzuar gjatë qeverisjes së tyre.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT